Kurti pas incidentit në Skenderaj: Koha për arrestimin e Sami Lushtakut

Kurti pas incidentit në Skenderaj: Koha për arrestimin e Sami Lushtakut

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka reaguar pas incidentit të ndodhur sot në Skenderaj, ku u raportua për përplasje dhe tensione mes përkrahësve politikë.

 

Përmes një deklarate publike, Kurti ka kërkuar arrestimin e Sami Lushtakut.

“Koha për arrestimin e Sami Lushtakut”, ka shkruar ajo.

Reagimi i saj vjen pasi kandidati i LVV-së, Hysni Mehani, deklaroi se është sulmuar nga Sami Lushtaku dhe persona të afërt me të, ndërsa vetë Lushtaku mohoi akuzat duke thënë se ndaj tij pati provokime dhe etiketime nga kundërshtarët politikë.