Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se çështja e zgjedhjes së presidentit nuk është përgjegjësi e Qeverisë.
Konjufca tha se Qeveria, sipas tij, ka pasur shumicën e nevojshme prej 66 votash për miratimin e ligjeve dhe vendimeve në Kuvend, pa pasur nevojë për votat e opozitës.
“Kjo nuk është çështje e qeverisë, qeveria nuk e zgjedh presidentin. Sa i përket çështjeve të qeverisë, ne kemi votuar me 66, krejt i kemi votuar ato që na ka dhënë populli”, u shpreh ai.
Ai shtoi se presidenti përfaqëson një pushtet të veçantë dhe të ndarë nga ekzekutivi.
Lidhur me mundësinë e vazhdimit të ciklit të zgjedhjeve të parakohshme, Konjufca tha se përgjigjen do ta japin qytetarët në votimet e ardhshme.
“Këtë përgjigje e jep populli më 7 qershor. Nëse VV i merr mbi 51 për qind, nuk do të ketë zgjedhje deri në vitin 2030”, deklaroi Konjufca