”Nëse denohen Thaçi dhe të tjerët, kjo gjë e keqe do të ndodhë…”

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Armend Zemaj, tha se lista zgjedhore e partisë është rezultat i një marrëveshjeje politike me iniciativën e Vjosa Osmanit, e cila kryeson listën, e ndjekur nga kryetari Lumir Abdixhiku.

 

Zemaj pranoi se Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami do të duhej të ishin renditur më lart në listë.

“Duhet të ketë kujdes me figura që kanë kontribuar gjatë në Lidhjen Demokratike dhe që kanë peshë të votës,” tha ai për KosovaPress.

Mungesa e Hotit dhe Bajramit në tubimin e bashkimit me Osmanin, sipas Zemajt, lidhet me obligimet e tyre si profesorë, por pranoi se mund të ketë edhe arsye të tjera.

Për refuzimin e Agim Veliut, Zemaj tha se “nuk është e lehtë” për ata që nuk devijuan kurrë nga LDK-ja të tejkalojnë ndarjen e vitit 2021 me ish-presidenten.