Koha kur kosovarët nisën të udhëtonin drejt Shqipërisë pa viza

Gazetare: Ardita Rashiti

Kufirin me Shqipërinë mund ta kalonin pa pengesa vetëm zogjtë. Kështu të paktën përshkruhej udhëtimi nga Kosova në Shqipëri, për shkak të kufizimeve që ndër vite kishte aplikuar regjimi i Beogradit.

E pas më shumë se një dekadë e gjysmë, në vitin 1996, kosovarët do të mund të kalonin në Shqipëri pa viza.
Njoftimi se kufiri drejt Shqipërisë mund të kalohej pa pengesa ishte shpërndarë shumë shpejt.

Dhjetëra prizrenas morën pasaportat, paguan depozitën dhe u nisën drejt Kukësit.

E mikpritja e autoriteteve shqiptare kishte marrë vëmendjen e atyre që udhëtonin drejt Shqipërisë.

Shumë prej tyre shfrytëzuan menjëherë të drejtën për të udhëtuar në Shqipëri.

Por, për shkak të datës kur ishte publikuar lajmi në gazetë, të tjerë mendonin se kjo është vetëm një shaka e një prillit.