Kjo është pasuria që kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj e deklaroi

Zyrtarët publikë kanë deklaruar pasurinë e tyre për vitin 2025, ku mes tyre është edhe kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj. Ai ka deklaruar të ardhurat vjetore në shumën prej 36,963.24 euro.

 

Isufaj, sipas formularit të publikuar nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, ka deklaruar të dhënat për pasurinë e tij bashkë me të hyrat vjetore duke përfshirë edhe personat me të cilët jeton në bashkësi familjare.

Si meditje, ai deklaroi në total 2 mijë e 239 euro. Nga pagat e fëmijëve deklaroi 3,475.79 euro, pagesë 100 euro subvencion dhe 1.720 euro nga përfitimi i bursës së fëmijëve.

Në raportin e publikuar nga APK-ja, Isufaj ka deklaruar pasuri të paluajtshme kryesisht të trashëguara së bashku me ato të blera. Prej tyre: truall në shumën 60,000.00 euro, banesë në pronësi të bashkëshortes në shumën 30,000.00 euro dhe një shtëpi në pronësi të tij në vlerë 34,000.20 euro, dhe kullos, livadh, arë e rrugë në shumën totale 27,572.

Përveç truallit dhe banesës, të gjitha të tjerat i deklaroi si të trashëguara nga babai.

Isufaj, ka deklaruar si pasuri të luajtshme dy vetura Volvo dhe BMW në vlerë totale prej 25,624.87 euro në pronësi të fëmijëve.

Ndërsa, në kuadër të listës së deklarimit të pasurisë, Isufaj ka deklaruar 2,411.54 euro para të gatshme së bashku me bashkëshorten e fëmijët.

Sa i përket detyrimeve financiare, Isufaj ka deklaruar detyrime të tij të mbetura nga kredia 17,699,95 euro dhe 7,698.42 euro të fëmijëve.