Pas reagimeve të shumta në rrjete sociale, Blerim Kastrati ka dalë me një deklaratë publike duke kërkuar falje për fyerjen që kishte bërë më herët ndaj familjes Haradinaj.
Në një postim të fundit, ai shprehet se kërkon ndjesë për gjuhën e përdorur, duke theksuar se e respekton familjen për “nderin e heronjve” dhe kontributin e tyre ndër vite. Kastrati pranon se komenti i tij ishte i papërshtatshëm dhe i nxituar.
“Ju kërkoj falje familjes Haradinaj për komentin tim të pamenduar”, shkruan ai, duke shtuar se reagimi i tij kishte ardhur në një moment emocional.
Ai gjithashtu kërkoi falje ndaj gjithë qytetarëve që mund të jenë ndjerë të fyer nga deklaratat e tij, duke përmendur se situata kishte shkaktuar edhe reagime negative ndaj familjes së tij.
Megjithatë, në të njëjtin reagim ai ka tentuar të arsyetojë qëndrimin e tij, duke përmendur disa arsye personale që, sipas tij, ndikuan në reagimin fillestar.
Ky rast ka ngjallur debat të madh në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kanë kërkuar më shumë përgjegjësi në komunikimin publik, sidomos kur bëhet fjalë për figura dhe familje me ndikim në shoqëri.
