E turpshme! Fyhet edhe Baca Rifat Jashari

Figura e respektuar kombëtare, Rifat Jashari, është bërë së fundmi objekt i komenteve dhe sulmeve në rrjetet sociale, pas pjesëmarrjes së tij në dasmën e familjes Haradinaj, shkruan Gazeta Minuti.

Prania e tij në këtë ngjarje familjare, e cila mblodhi shumë personalitete të njohura nga jeta publike dhe politike, ka nxitur reagime të ndryshme në opinion. Megjithatë, ajo që ka habitur më shumë është fakti se kritikat dhe fyerjet nuk kanë kursyer as një figurë si Rifat Jashari, i cili njihet për kontributin dhe sakrificën e familjes së tij në historinë e Kosovës.

Në rrjetet sociale janë shfaqur komente të ashpra dhe shpeshherë denigruese, duke e kthyer një moment familjar në debat publik. Analistë dhe qytetarë të shumtë kanë reaguar duke e cilësuar këtë si një tregues të nivelit shqetësues të diskursit publik, ku edhe figurat më të respektuara nuk përjashtohen nga sulmet.