Një koment i rëndë në rrjetet sociale ka nxitur reagime të shumta, pasi një mërgimtar i identifikuar si Blerim Kastrati ka ofenduar familjen Haradinaj family gjatë festës së martesës së Luan Haradinajt, djalit të heroit Shkelzen Haradinaj.
Sipas burimeve, Kastrati nuk ka qenë i pranishëm në dasmë, por përmes një komenti publik ka përdorur gjuhë fyese, duke shkaktuar reagime të menjëhershme nga qytetarët në rrjete sociale. Komenti i tij është konsideruar i papërshtatshëm, sidomos duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një ngjarje familjare dhe festive.
Reagimet kanë qenë të shumta, ku shumë përdorues kanë dënuar gjuhën e përdorur dhe kanë kërkuar më shumë respekt ndaj familjeve që kanë rol në historinë e Kosovës. Ndërkohë, disa të tjerë e kanë parë këtë si shprehje të pakënaqësive individuale