“Mbi 2 mijë euro fustani, por…” Arbana Osmani kritikohet për paraqitjen në Ferma VIP – çfarë ndodhi? – ekskluzivet

Mbrëmjen e sotme në Ferma VIP, Arbana Osmani u shfaq me një fustan të zi elegant, i cili sipas raportimeve kap vlerën mbi 2 mijë euro.

Por ndryshe nga herët e tjera, kjo paraqitje nuk mori vetëm komplimente.

 

Në rrjetet sociale kanë shpërthyer reagimet, ku një pjesë e ndjekësve u shprehën të zhgënjyer nga zgjedhja e saj, duke e cilësuar look-un më pak të veçantë krahasuar me paraqitjet e mëparshme.

Disa komentues theksuan se pritshmëritë për Arbanën janë gjithmonë të larta dhe çdo detaj vihet menjëherë nën lupë.

Megjithatë, si çdo herë, pati edhe nga ata që e vlerësuan elegancën dhe thjeshtësinë e saj, duke e konsideruar një zgjedhje klasike.

Debati për stilin e moderatores vazhdon në rrjet, duke e kthyer edhe këtë paraqitje në një nga temat më të komentuara të mbrëmjes.