Haradinaj: Protesta duhet të jetë e pashmangshme, në Kuvend po shkatërrohet rendi kushtetues

Deputeti i AAK-së e quan situatën në Kuvend shkelje të rendit kushtetues dhe bën thirrje për protesta.

Deputeti i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër pas nisjes së votimit për president nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), duke pretenduar se procesi është zhvilluar pa kuorumin e nevojshëm.

 

Përmes një deklarate publike, Haradinaj e ka cilësuar këtë veprim si shkatërrim të rendit kushtetues në Kosovo, duke theksuar se institucionet po devijojnë nga parimet mbi të cilat është ndërtuar shteti.

“Protesta duhet të jetë e pashmangshme, pasi kjo që po ndodh në Kuvend është shkatërrim i rendit kushtetues që u ndërtua me mund e sakrificë shekullore”, ka deklaruar ai.