Në orën 21:00 pritet seancë e re për Presidentin, Kurti vjen me dy propozime të reja

Sonte në orën 21:00 pritet të mbahet një seancë e re në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Presidentit të vendit, në një përpjekje të radhës për të zhbllokuar procesin politik.

Sipas burimeve të gazetës Minuti, kryeministri Albin Kurti po planifikon të propozojë dy emra për këtë post: Bekim Sejdiu dhe Haki Demolli.

Burimet bëjnë të ditur se këta emra janë duke u shqyrtuar si kandidatë potencialë që mund të marrin mbështetje më të gjerë politike në Kuvend.

Kujtojmë se për emrin e Bekim Sejdiut kishte raportuar edhe më herët gazeta Minuti, duke e përmendur atë si një ndër opsionet serioze në diskutimet brenda shumicës.

Mbetet të shihet nëse këto propozime do të sigurojnë votat e nevojshme për zgjedhjen e Presidentit, në një proces që ka hasur në vështirësi dhe mungesë konsensusi politik.