Kjo është dalja e tij e parë publike që pas arrestimit. Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka nisur direkt me një fjalim pas kafazit prej xhami, ku po mbahet seanca në themel në GJKKO. Ai ka lëshuar akuza në drejtim të sistemit të drejtësisë, duke e cilësuar si proces të turpshëm.
Nuk jam unë në pozita të pabarabarta, por ata. Me shpifje dhe gënjeshtra, me kallëzues të rremë, një proces i turpshëm kundër shtetit shqiptar, jo kundër Ilir Metës. Ju ftoj nga sot deri në momentin e fundit, ju ftojë të ndiqni dhe transmetoni live të gjithë procesin. Ju garantoj se mbaj përgjegjësi për çdo veprim, akt dhe sjellje timen”, dëgjohet teksa flet Meta pas kafazit prej xhami. Meta shfaqet për herë të parë publikisht për mediat, që pas arrestimit të tij në tetor të 2024-ës, ndërsa dukshëm shfaqet ndryshe në pamje.
Meta ka kërkuar me këmbëngulje që seancat gjyqësore të transmetohen live, si një kush sipas tij që gjithçka të jetë transparente. Ai iu drejtua me një kërkesë të veçantë edhe Gjykatës së Posaçme në lidhje me këtë çështje vetëm pak ditë më parë.
Transparenca përpara qytetarëve shqiptarë dhe llogaridhënia është detyrim për çdo institucion dhe çdo funksionar publik”, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale. Që prej 21 tetorit 2024, Meta nuk është shfaqur në publik dhe nuk ka dhënë asnjë intervistë, ndërsa imazhi i fundit i tij mbetet momenti i arrestimit. Me poshte keni videon: