Alban Krasniqi, përfaqësues nga Lëvizja Vetëvendosje në KQZ, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me procesin e propozimit të kandidaturës për presidente.
Ai ka pasur disa fjalë për LDK dhe PDK.
Postimi i plotë:
Propozuesit e emrit të znj. Osmani ish dashur ta respektojnë emrin e saj aq sa ta zyrtarizojnë përmes shkresës zyrtare e cila duhet të përmbajë emrat dhe nënshkrimet e të gjithë deputetëve të LDK-së.
Mos të harrojnë që për të hyrë në proces duhet te propozohet edhe një kandidat.
Pra, kaloni nga fb në sekretarinë e kuvendit dhe kryeni procedurat.
Në PDK nuk dihet se kush po udhëheqë, së paku jo lidershipi i saj formal.
Uroj që vendimarrja për të shkuar në zgjedhje të mos jetë zhvendosur tek të fortit e partisë, oligarkët dhe Beogradi.