Dalin të dhënat tronditëse, si i kërcënonte Balluku dëshmitarët me kriminelë, çfarë foli me bandat për 11 minuta më 20 nëntor 2025, “3 furgonë” përgjime në dosje dhe dy vila pushimi në Drimadhes, ja kush është besniku i ish-ministres që hapi “Kutinë e Pandorës” në SPAK
Katër muaj pasi Balluku u mor e pandehur për shkelje të barazisë për tenderin e Tunelit të Llogarasë, pozita e saj përballë drejtësisë është rënduar. Në mbledhjen me dyer të mbyllura në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve, SPAK kërkoi autorizim për arrestimin e Ballukut me argumentin se në duar kanë prova të reja, duke shtuar se zv.kryeministrja rrezikon deri në 35 vite burg. Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili në një studio televizive ka zbuluar detaje nga provat që po fundosin Belinda Ballukun.
Sipas asaj që ka deklaruar Bardhi, materiali i në duart e SPAK është i një përmase të pazakontë dhe lidhet vetëm me një periudhë të shkurtër, rreth një muaj qeverisje. Ai ka theksuar se dosja përmban rreth 16 mijë faqe dhe një numër shumë të madh përgjimesh telefonike, aq sa sipas përshkrimit të prokurorëve, printimi i tyre do të kërkonte “më shumë se 3 furgonë të mbushur me letër”. Bardhi ka nënvizuar se nga përmbajtja e përgjimeve del qartë, sipas tij, përfshirja e personave me precedentë penalë në procese që lidhen me tendera publikë, duke pretenduar se ka pasur bashkëveprim dhe ndikim në ndarjen apo orientimin e tyre.