“Florin Krasniqi, fabrikën më t’madhe në Kosovë e ka marrë, e ka bërë rrush e kumbulla”

Për Florin Krasniqin dhe siflorinët tjerë

“Nuk është dhe nuk ka qenë kurrë në natyrën time t’a përgojojë dikënd për jetën e tij private, siç po bëjnë disa me rastin e Florinit, i ka marrë apo “asishë” gruan dikujt.

Unë, si çdo njeri i arsyeshëm, si qenie shoqërore, çaj kokën për gjëra shoqërore, publike, kolektive, pra për gjëra që keq-përdorë individi, por që përkojnë me shoqërinë.
Florin Krasniqi, fabrikën më të madhe në Kosovë të përpunimit të metalit me gjashtë hektarë tokë rretherreth e ka marrë dhe e ka bërë “rrush e kumbulla”.

Ajo fabrikë dikur ka qenë burim jete e mirëqeniejeje e mbi 3000 mijë familjeve kosovare.

Ajo fabrikë ka disponuar mbi 2200 makina të përpunimit të metalit, përfshirë këtu edhe më të rëndën e kohës së vet në Europë, 30 tonë.

I ka shitur Florini si me ia pas lënë baba. I ka shitur për metal.

Çka është më e keqja në këtë muhabet, përbindëshi i Kosovës i kalibrit të Florinit, ka përplotë arsyetues, kinse ka qenë faza e privatizimit e bla bla bla bla bla.

Si ndodhi vallë që qasjen në privatizimin e uzinave të tilla, apo të tokave për të cilat toka u flijuan mbi 2400 të reja e të rinj, të bien në duar të tilla matrapaze, ku makineritë janë asgjësuar dhe tokat janë dhunuar, njësoj siç bëri Saliu në Shqipëri.

Kur shoh e dëgjoj, me ditë të tëra të flitet e broçkulliset për një përbindësh të tillë, patjetër se pajtohem me vendin që plasohemi në botë, me vendin në ASKUND”.

Ali Ramaj