Zarf i zi në Ferma VIP? “Ta djegim Mozën..” shpërthen rrjeti pas deklaratave

Një situatë e rëndë ka ndezur debat të fortë në rrjetet sociale pas pamjeve të publikuara nga Ferma VIP.

Në një video që po qarkullon me shpejtësi, dëgjohen deklarata shqetësuese ndaj fermereve, ku përmendet edhe Mimoza Ahmeti, duke shkaktuar indinjatë të madhe te publiku.

 

Fraza si “ta heq kokën” dhe aludime të tjera të rënda janë komentuar gjerësisht si të papranueshme, ndërsa shumë ndjekës kanë kërkuar reagim të menjëhershëm nga produksioni.

Në rrjet po qarkullojnë edhe reagime që ngrenë pikëpyetje serioze mbi mënyrën si po trajtohen situata të tilla, duke kritikuar heshtjen dhe mungesën e një qëndrimi zyrtar.

Shumë përdorues kanë shprehur shqetësimin se këto deklarata nuk mund të kalojnë si “humor”, duke theksuar se duhet të ketë masa konkrete për raste të tilla.

Deri më tani, nuk ka një reagim publik nga produksioni, ndërsa debati vazhdon të rritet dhe situata mbetet e nxehtë në rrjet. Ndqini videon me poshte: