Kajtazi: Rama nuk do të lë gurë pa lëvizur që të lirohet Thaçi

Gazetari Vehbi Kajtazi, ka thënë se iniciativa e grupit parlamentar të Partisë Socialiste që Kuvendi i Shqipërisë të miratoj një rezolutë, që pretendimet e Dick Martyt të rrëzohen në Këshill të Evropës, ka një mbështetje jashtë Shqipërisë.

Ai ka thënë se Rama ka marrë dikund mbështetje për këtë iniciativë dhe e ka quajtur të drejtë dhe morale për Shqipërinë.

“Jam i bindur që zoti Rama ka marrë mbështetje diku dikah për nisjen e kësaj rezolute. Shqipëria e ka të drejtën morale me nis këtë iniciativë për shkak se është Shqipëria më shumë si vend i ngarkuar që kinse disa qytetarë të Kosovës kanë vepru”, ka thënë ai.

Tutje Kajtazi ka thënë se veprimet e fundit të Ramës janë të sinkronizuara njëra me tjetrën, që nga vizita e tij në Hagë te ish presidenti Hashim Thaçi.

Sipas tij kryeministri Rama do të bëjë gjithçka që ish presidenti Thaçi të lirohet.

“Unë jam i bindur që zoti Rama nuk do të len gur pa lëvizë që zoti Thaçi të lirohet nga atje”, ka thënë ai.