Pamje që prekin zemrën: Liridona Ademaj me nënën dhe babën e saj, pak ditë para se t’ia merrnin jetën

Në seancën e djeshme në çështjen penale të vrasjes së Liridona Ademaj, vëllai i saj, Leonard Ademaj, e nisi fjalën në emër të familjes, duke folur për krimin e rëndë që tronditi opinionin publik.

 

Ai deklaroi se familja kishte zgjedhur të besonte në drejtësi, pavarësisht dhimbjes dhe zhgënjimit, duke shprehur pritjen që gjykata të marrë një vendim të drejtë për këtë rast.

Sipas tij, tashmë është e qartë për të gjithë se Naim Murseli është përgjegjës për organizimin e vrasjes. Ai shtoi se, sipas bindjes së familjes, krimi ishte planifikuar në bashkëpunim me persona të tjerë, përfshirë Kushtrimin dhe Granitin.

 

“Ne si familje dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë, një gjë e kanë të qartë që Naimi e ka organizuar këtë vrasje së bashku me Kushtrimin dhe e kanë zgjedhur Granitin si vrasës,” ishte deklarata e tij në sallën e gjyqit.

Leonardi gjithashtu theksoi nevojën për mesazhe të qarta ndaj krimit, duke kërkuar që raste të tilla të dënohen ashpër, si paralajmërim për këdo që guxon të ngrejë dorë ndaj grave.

Ai përmbylli fjalën me një mesazh prekës, duke përmendur fëmijët e Liridonës, të cilët në të ardhmen do të përballen me mungesën e nënës së tyre, por edhe me nevojën për të parë që drejtësia është vënë në vend. Ja dhe fotot ne vazhdim: