PDK merr qëndrim të ri politik, i përgjigjet kështu Kurtit

Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka thënë se kjo parti politike me kohë e ka kuptuar lojën e Albin Kurtit.

 

Mustafa tha se Kurti nuk njeh tjetër logjikë përpos kapjes së të gjitha pushteteve.

“PDK e ka kuptuar me kohë lojën e Albin Kurtit. Ky njeri nuk njeh tjetër logjikë, përveç kapjes së të gjitha pushteteve.  Ai nuk është në politikë për të ndërtuar, por vetëm për të marrë sa më tepër pushtet dhe për të sunduar. Prandaj, nuk i dhamë kënaqësinë që të luajë me emra për president dhe të bëjë filma”, ka shkruar Mustafa.

Më 28 prill skadon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit, dështimi i të cilit proces çon vendin automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Të hënën, Albin Kurti u takua me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, por takimi përfundoi pa marrëveshje për çështjen e Presidentit.