Mateo ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet pakënaqësia e tij ndaj rezultatit të finales. Në një postim që u shpërnda në Instagram (dukej si repost në profilin e tij), ai ngrinte dyshime mbi “drejtësinë” dhe mënyrën se si u vendos fituesi.
Megjithatë, postimi nuk zgjati shumë. Pas pak kohësh, ai u fshi, duke ngritur pikëpyetje tek fansat: ishte një reagim momental apo një mesazh që nuk duhej të dilte publikisht?

Burime pranë tij sugjerojnë se Mateo mund të jetë ndjerë i zhgënjyer, pasi priste të fitonte duke pasur një mbështetje të madhe nga publiku. Reagimi i tij duket më shumë emocional, i nxitur nga situata e momentit.