Një kamera në një spital në shtetin Haryana ka regjistruar një incident që ka shkaktuar reagim të fortë në Indi dhe më gjerë.
Pamjet tregojnë momentin kur një mjek mbyll perdet e një zone të dhomës për të bllokuar pamjen e kamerës së sigurisë. Menjëherë pas kësaj ai godet me bërryl në gjoks një pacient të moshuar që ndodhej në trajtim.
Videoja është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur zemërim dhe kërkesa të shumta për hetim të plotë të rastit. Përdoruesit dhe aktivistët kanë kërkuar përgjegjësi jo vetëm nga mjeku i përfshirë, por edhe nga administrata e spitalit për mënyrën se si është menaxhuar situata. Ja dhe video: