Azem Vllasi zbulon kush e v’rau Jusuf Gërvallën, madje edhe kush ishte ekzekutori (VIDEO)

Avokati dhe ish-politikani Azem Vllasi ka ofruar sqarime dhe qëndrime të forta mbi çështje me rëndësi politike dhe historike, siç ishte rasti i vrasjes së veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Jusuf Gërvalla.

Vllasi tregon se për vrasjen e Jusuf Gërvallës dhe Kadri Zekës, dyshimi i parë shkonte te shërbimet jugosllave, pasi të njëjtat atëbotë e kishin bërë praktikë që të vrisnin veprimtarët në emigracion.

 

“Unë, mjerisht, s’kam njohuri në detaje. Në vitin ’82, kur u vra Jusuf Gërvalla, dihej se ishte patriot, njeri i përkushtuar i çështjes kombëtare, por për mënyrën e veprimit që e kishte zgjedhur, ishte e pamundur të vepronte këtu, prandaj kishte shkuar jashtë. Dyshimi i parë ishte se shërbimet jugosllave e kishin vrarë, sepse vrisnin njerëz në emigracion të Kroacisë, çetnikë. Jusufi ishte i njohur si veprimtar për çështjen kombëtare jashtë. Ndiqni videon me poshte: