Vetura, banesa e kat shtëpie dhe kursime – Pasuria qindra mijëra eurosh e deputetes Edona Llalloshi

Deputetja dhe këngëtarja ka dorëzuar deklarimin vjetor më 24 mars 2026, ku figurojnë edhe kreditë në Raiffeisen, kursimet në bankë dhe të hyrat nga “Edona Band SH.P.K.”

 

Këngëtarja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Edona Llalloshi, ka dorëzuar deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë më 24 mars 2026, ndërsa si deputete është e emëruar që nga 19 prill 2025.

Në deklarim, te pasuritë e paluajtshme ajo ka deklaruar një banesë 139.48 metra katrorë (e blerë me kredi në vitin 2015) me vlerë 95,000 euro, si dhe një kat të shtëpisë 168 metra katrorë (i deklaruar si i trashëguar, vit përfitimi 2019) me vlerë 218,400 euro.