Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, në deklarimin vjetor të pasurisë, ka deklaruar si hua 35 mijë euro, që thotë t’i ketë marrë për të mbuluar shpenzimet familjare, si bileta udhëtimi dhe shpenzime tjera të kredi kartelës, shkruan Reporteri.net.
10 mijë euro të tjera i ka deklaruar si borxh për veturën që e kishte blerë vjet në vlerë prej 31 mijë euro.
Si para të gatshme, Basha ka deklaruar 2 mijë e 500 euro si pagë nga Kuvendi, 720 euro si kursime të mëhershme dhe 19 mijë euro që figurojnë si kontributë në Trust, e llogari rrjedhëse.
Tek të hyrat vjetore, ka deklaruar pagën në vlerë 1 mijë e 800 euro, teksa thotë se të hyra tjera nuk ka./Reporteri.net