Naim Murseli i ka kërkuar falje Behgjet Pacollit.
Kjo pasi siç ka thënë, i është përmendur emri disa herë.
Pjesë nga fjalimi:
Në këtë proces gjyqësor pa të drejtë, shumë herë, është përmendur edhe Behgjet Pacolli, i cili fare nuk ka lidhje me këtë rast, dhe padrejtësisht i është përmendur emri, dhe kisha të nevojshme ta sqaroj se ndjej keqardhje sa herë që është përmendur emri i tij, sepse është e padrejtë.
Ju duhet të merrni vendim së shpejti për këtë rast, ne kemi propozuar një CD ku shihet vrapimi im me fëmijët, ndyrshe nuk do ta kishim propozuar. E vetmja arsye pse nuk kam komunikim me fëmijët është sepse gjendem në masën e paraburgimit, e jo pse fëmijët nuk dëshirojnë me fole.