Deputeti i PDK-së lavdëron me fjalë të mëdha Glauk Konjufcën në Kuvend

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka përshëndetur dhe duartrokitur fjalimin e Ministrit te Jashtem, Glauk Konjufca, lidhur me paraqitjen e tij në Organizata e Kombeve të Bashkuara, raporton Gazeta Minuti.

 

Behrami e ka vlerësuar pozitivisht faktin që Konjufca në fjalimin e tij ka ngritur çështjen e Gjykata Speciale, duke kërkuar që kjo gjykatë të ketë obligim raportimi ndaj Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, një qasje e tillë është e rëndësishme për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies institucionale, sidomos për një mekanizëm që trajton çështje të ndjeshme që lidhen me luftën në Kosovë.

Behrami ka theksuar se adresimi i kësaj çështjeje në një forum ndërkombëtar si OKB-ja përbën një hap të rëndësishëm në fuqizimin e rolit të institucioneve vendore dhe në mbrojtjen e interesit shtetëror.