Numri i pushuesve në jugun e vendit ka rënë ndjeshëm këtë vit. Shumë zona, që në vitet e tjera ishin plot dhe nuk gjeje vende sot janë bosh. Shkaqet janë shumë, por më kryesorja është ngritja e çmimeve.
Edhe plazhi i Livadhit duket se është braktisur nga pushuesit.
Shumë shezlonge janë bosh dhe në disa foto të siguruara nga JOQ ALBANIA pranë plazhit shihen vetëm disa dele.
Është për të ardhur keq, kur shikon se si disa bukuri natyrore shqiptare, braktisen, pasi keqmenaxhohen dhe pronarët e hoteleve dhe restoranteve kërkojnë vetëm të të zhvasin.