SHBA-të dhe Irani kanë rënë dakord në parim për t’u takuar, por ende nuk kanë vendosur për një datë dhe vend për takimin, raporton Wall Street Journal.
Ndërmjetësit rajonalë ende po bëjnë presion për të zgjatur armëpushimin midis SHBA-së dhe Iranit dhe për të organizuar një raund të dytë bisedimesh, por përparimi është i ngadaltë , sipas zyrtarëve të njohur me çështjen.
Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif do të vizitojë Arabinë Saudite, Katarin dhe Turqinë nga 15 deri më 18 prill, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë. Zyrtarët shtuan se një takim midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit nuk ka gjasa të zhvillohet para përfundimit të vizitës .
Kujtojmë se armëpushimi dyjavor u njoftua nga Presidenti Trump më 7 prill.