Pas gati 40 vitesh në arsim, pensionohet artisti Mahmut Ferati- emocionon me fjalët

Artisti Mahmut Ferati ka njoftuar se pas gati 40 vitesh përfundoi rrugëtimin e tij si mësimdhënës.

Me këtë rast ai publikoi një projekt muzikor, shkruan gazeta DEMOS.

“Faleminderit për çdo notë që keni dhuruar. Për çdo shpirt që keni prekur. Për çdo moment që e keni bërë të paharrueshëm”, shkroi ai.

Njoftimi i tij:

 

LAMTUMIRË DITARI I SHKOLLËS📚
Pas gati 40 vitesh, një kapitull i jetës sime mbyllet… por jo si një fund i zakonshëm, por si një simfoni që nuk shuhet kurrë, vetëm ndryshon skenë!

Kohën e fundit shtroj pyetjen. Sa breza kaluan nëpër duart e mia? Sa ëndrra morën tingull? Sa zemra mësuan të ndiejnë më thellë përmes muzikës?

E di se nuk i mësova vetëm të këndojnë, por ta dëgjojnë jetën.

Sot, ndërsa largohem nga Gjimnazi “Eqrem Çabej” në Prishtinë marr me vete diçka që nuk shuhet: dashurinë e nxënësve, respektin e kolegëve dhe jehonën e një jete të jetuar me pasion muzike.

Dhe muzika?

Muzika nuk mbaron këtu. Ajo jeton brenda meje — në çdo skenë, në çdo mëngjes të qetë, në çdo kujtim, në çdo melodi që mbase papritur do të më rikthejë pas në kohë.

Faleminderit për çdo notë që keni dhuruar. Për çdo shpirt që keni prekur. Për çdo moment që e keni bërë të paharrueshëm.

Unë nuk largohem nga muzika. Unë jam bërë pjesë e saj — përgjithmonë!
Teksti : Fatmir Muja & Astrit Halimi
Falenderoj të gjithë nga zemra ata që ndihmuan në realizimin e këtij projekti🙏
Muzika & Orkestrimi : Astrit Halimi
Çifteli : Gent Hoxha
Kavall : Rrahman Kryeziu
Video : TV Dielli
Falenderim i veçant për drejtorinë, kolektivin dhe nxënësit e Gjimnazit “Eqrem Çabej” në Prishtinë
Dëgjim të këndshëm🎤💟🎶