“Është vëllai i kojshikes..”- Mërgimtari publikon videon e burrit që thotë se ia vodhi 27 mijë euro brenda shtëpisë/VIDEO

Një mërgimtar ka raportuar në redaksinë e Insajderit se më 4 nëntor 2025, një person ka hyrë pa leje në shtëpinë e tij.

 

Sipas raportimit, i dyshuari me inicialet R.Gj. ka vjedhur stoli ari në vlerë rreth 15 mijë euro, para të gatshme rreth 3 mijë euro, si dhe çanta me vlerë afërsisht 3 mijë euro.

Në total, dëmi i shkaktuar llogaritet të jetë rreth 27 mijë euro.

Sipas tij, personi që i ka hyrë në banesë është vëllai i fqinjës së tyre.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se për të njëjtin rast, gjykata e ka dënuar personin në fjalë me 18 muaj burgim. Ndiqni videon me poshte: