Hysni Mehani, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, ka reaguar me tone të forta përmes një deklarate publike, duke akuzuar një figurë që ai e quan “Sami Serbia” për dëmtim të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në reagimin e tij, Mehani thekson se mbyllja e strukturave paralele pa koordinim me aleatët amerikanë po ndikon negativisht në raportet me partnerët strategjikë të Kosovës.
“Sami Serbia po na prish me Amerikën duke i mbyllur strukturat paralele pa koordinim me miqtë tanë amerikanë”, është shprehur ai.
Në fund të deklaratës, Mehani ka theksuar mbështetjen për SHBA-në dhe aleatët ndërkombëtarë, duke shtuar: “Rroftë Amerika dhe miqtë tanë, poshtë Sami Serbia”.