Në Kosova po diskutohen masa të reja në kuadër të një pakete mbështetëse për qytetarët, të cilat synojnë lehtësimin e barrës ekonomike, raporton Gazeta Minuti.
Sipas burimeve të DP-së, ndër propozimet kryesore janë ndarja e 100 eurove për fëmijët, si dhe një pension shtesë për pensionistët.
Këto masa, nëse miratohen, pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mirëqenies së familjeve dhe shtresave më të ndjeshme të shoqërisë
Në Kosova po zhvillohen diskutime intensive për një pako të re mbështetëse financiare, e cila synon të zbusë ndikimin e vështirësive ekonomike tek qytetarët. Burime për Gazeta Minuti bëjnë të ditur se kjo pako pritet të përfshijë disa kategori të ndryshme përfituesish, duke filluar nga fëmijët e deri tek pensionistët dhe punonjësit e sektorëve të ndryshëm
Sipas informacioneve të siguruara nga burime të DP, një nga masat kryesore që po shqyrtohen është ndarja e 100 eurove për fëmijët, si një formë mbështetjeje direkte për familjet, veçanërisht në kushtet e rritjes së çmimeve dhe kostos së jetesës.
Përveç kësaj, në fokus të diskutimeve është edhe ndarja e një pensioni shtesë për pensionistët, kategori që konsiderohet ndër më të prekurat nga inflacioni dhe rritja e çmimeve bazë. Megjithatë, burimet bëjnë të ditur se mbështetja nuk do të kufizohet vetëm tek pensionistët ekzistues, por pritet të zgjerohet edhe tek kategori të tjera.
Në kuadër të kësaj pakoje, pritet që të përfshihen edhe punonjësit e sektorit privat, të cilët shpeshherë janë përballur me mungesë të mbështetjes direkte nga shteti. Diskutimet përfshijnë mundësinë e subvencioneve apo ndihmave të tjera financiare për këtë kategori, në mënyrë që të ruhet stabiliteti ekonomik dhe të mbështetet fuqia blerëse, raporton Gazeta Minuti.
Ndërkaq, fëmijët që përfitojnë janë gjithë ata që janë të regjistruar në sistemin e pagesave të shtesave dhe ky është hapi i vetëm për t’u ndjekur.
Gjithashtu, sipas burimeve, masa të veçanta mund të prekin edhe kategori të tjera sociale, duke përfshirë familjet me të ardhura të ulëta dhe grupet në nevojë, duke e bërë këtë paketë një ndërhyrje më të gjerë në sistemin e mbështetjes sociale.