Ramushi: Diaspora e do Kosovën më pak,..

Një deklaratë e fundit e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Gjatë një paraqitjeje televizive në RTV Dukagjini, Haradinaj u shpreh se ata që janë lindur dhe jetojnë në Kosovë e duan vendin më shumë sesa ata që kanë lindur apo janë rritur në diasporë.
Kjo deklaratë ka hapur debat të gjerë publik, ku shumë qytetarë, veçanërisht nga diaspora, e kanë konsideruar si të padrejtë dhe ofenduese.
Nga ana tjetër, disa e kanë interpretuar këtë qëndrim si një theksim të lidhjes së përditshme me realitetin në Kosovë.
Debati vazhdon në rrjetet sociale, ku qytetarët po ndajnë mendime të ndryshme lidhur me këtë deklaratë.