Irani “qartet”, merr vendim pas goditjes nga SHBA-ja

Para nisjes së negociatave të parashikuara për tensionet rajonale, Republika Islamike e Iranit ka reaguar fuqishëm ndaj Shteteve të Bashkuara, duke i akuzuar për shkelje të rëndësishme të marrëveshjes 10-pikëshe, e cila shërbente si bazë për dialogun.

Sipas Teheranit, mosbesimi historik ndaj SHBA-së është thelluar, pasi “shkeljet e përsëritura të angazhimeve” janë rikthyer edhe këtë herë.

Irani thekson tre shkelje kryesore:

  • Armëpushimi në Liban, parashikuar në pikën e parë të marrëveshjes, është injoruar nga veprimet e palëve të tjera.
  • Një dron amerikan ka hyrë në hapësirën ajrore iraniane dhe është rrëzuar nga mbrojtja ajrore në qytetin Lar, provinca Fars, një shkelje e drejtpërdrejtë e marrëveshjes për moscenim të hapësirës ajrore.
  • E drejta e Iranit për pasurim bërthamor, pjesë e pikës gjashtë të kuadrit negociues, është mohuar.

Teherani paralajmëron se për shkak të këtyre veprimeve, çdo armëpushim dypalësh ose nisje negociatash është i pamundur, duke pezulluar procesin deri në përmirësimin e situatës.

Irani ka vendosur pezullimin e marrëvedhjes.