Eliminimi i Juelës nga Big Brother VIP Albania ka sjellë emocione të forta në shtëpi, por një nga momentet më të komentuara ka qenë reagimi i Rogertit.
Teksa u shpall largimi i saj, kamera kapi Rogertin në një gjendje të pazakontë, ku ai uli kokën dhe mbeti i heshtur, dukshëm i prekur nga situata.
Ai u pa duke shmangur vëmendjen, sikur po përpiqej të fshihej nga kamerat, ndërsa emocionet e tij ishin të dukshme për të gjithë.
Ky reagim i tij i sinqertë dhe i papritur u bë menjëherë viral në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e interpretuan si shenjë mërzie dhe lidhjeje të fortë me Juelën.
Fansat kanë shpërndarë masivisht pamjet, duke komentuar se Rogerti nuk arriti ta fshehë zhgënjimin për largimin e saj.
Ky moment ka shtuar edhe më shumë diskutimet mbi raportet mes banorëve, duke treguar se pas lojës, emocionet reale vazhdojnë të jenë të forta.
Ndiqni videon me poshte: