Një aksident trafiku është regjistruar para pak minutash në Mitrovicë, konkretisht në fshatin Shupkofc, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës, raporton Gazeta Minuti.
Sipas pamjeve të siguruara nga vendi i ngjarjes, në aksident janë përfshirë një veturë civile dhe një automjet i KFOR. Përplasja duket të ketë qenë e fortë, ndërsa dëmet materiale në automjete janë të konsiderueshme.
Burime nga terreni bëjnë të ditur se si pasojë e aksidentit ka persona të lënduar, megjithatë ende nuk është bërë e ditur gjendja e tyre shëndetësore apo numri i saktë i të prekurve.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë emergjente, përfshirë autoambulancat dhe policinë, të cilat po merren me trajtimin e të lënduarve dhe menaxhimin e situatës në trafik. Zona është siguruar përkohësisht, ndërsa qarkullimi i automjeteve mund të jetë vështirësuar, shkruan Gazeta Minuti.
Autoritetet pritet të ndërmarrin hetime për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti, përfshirë shkaqet që çuan deri te përplasja mes veturës civile dhe automjetit të KFOR-it.