Një ditë pasi u largua nga Presidenca, Osmani bën veprimin e parë politik

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur ngrohtësisht nga qytetarët gjatë një vizite në Viti.

 

Në pamjet e publikuara nga ish-këshilltarja Egnesa Vitia, shihet se Osmani është rrethuar nga qytetarë, gra, vajza e burra, të cilët e kanë përshëndetur dhe kanë realizuar fotografi me të.

Kjo vizitë vjen një ditë pasi Osmani, në një ceremoni zyrtare në Presidencë, ia dorëzoi mandatin si ushtruese e detyrës së presidentes kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu.