Një situatë e papritur ka ndodhur në spektaklin televiziv “Ferma VIP”, ku një nga banoret ka përfunduar në spital gjatë ditës së sotme.
Bëhet fjalë për fermeren Malbora Gurra, e cila sipas informacioneve është ndier keq dhe është transportuar menjëherë për të marrë ndihmë mjekësore.
Pas largimit të saj nga ferma, produksioni ka njoftuar banorët përmes një zarfi, duke sqaruar gjendjen aktuale të saj.
Në mesazh thuhej se Malbora ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve dhe se, ndonëse gjendja e saj paraqitet e stabilizuar, ende nuk ka një vendim përfundimtar mbi aftësinë e saj për të vijuar garën.
“Pas rastit të mbrëmshëm, Malbora është shoqëruar në spital për të marrë ndihmën e parë dhe vijon të qëndrojë aty nën kujdesin e mjekëve.
Malbora është mirë, por stafi mjekësor nuk ka dhënë ende fjalën e fundit nëse ajo do të jetë e aftë fizikisht për sfidat në fermë”, thuhej në njoftim.
Ndiqni videon ne vazhdim: