Një tjetër debat i nxehtë ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, këtë herë midis Rogertit dhe Monikës.
Rogerti ka deklaruar se ai dhe Monika njihen prej shumë vitesh dhe se ajo ishte plotësisht në dijeni të hyrjes së tij në shtëpi. Sipas tij, Monika ka zgjedhur të sillet sikur nuk e njeh, duke e quajtur këtë një “akt të inskenuar”.
Nga ana tjetër, Monika i ka mohuar kategorikisht këto pretendime, duke këmbëngulur se nuk kishte njohje paraprake me të dhe se gjithçka që thuhet është e pavërtetë, shkruan Kosovarja.