Banesë në “Marigona Hill”, veturë luksoze and for të gatshme/ Kjo është pasuria marramendëse and Lumir Abdixhikut dhe gruas

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ,Lumir Abdixhiku, gjatë vitit 2025 kishte deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ku përfshiheshin shtëpi, tokë dhe banesë me vlerë të përgjithshme rreth 700 mijë euro.

 

Me përfundimin e afatit për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publikë këtë vit, mbetet të shihet nëse ka pasur ndryshime në gjendjen e tij financiare krahasuar me vitin paraprak.

Sa i përket pasurisë së luajtshme, Abdixhiku kishte deklaruar një veturë të tipit Mercedes-Benz në emër të bashkëshortes, e blerë përmes kredisë në vlerë prej 25 mijë euro.

Ai kishte bërë të ditur gjithashtu se ka një kredi prej 13,468 euro në NLB Bank për renovimin e shtëpisë, si dhe një detyrim prej 2 mijë euro në Raiffeisen Bank.

Po ashtu, lideri i LDK-së kishte deklaruar edhe një kredi tjetër në vlerë prej 101,714 euro, të marrë në vitin 2023 nga Raiffeisen Bank, për blerjen e një banese në kompleksin Marigona Hill.