Ja çfarë shkruajnë tash mediat turke për Kosovën

Media turke CNN Türk ka raportuar për ndeshjen vendimtare të Kombëtares së Turqisë në kuadër të play-off-it për 2026 FIFA World Cup.

Sipas këtij mediumi, Kombëtarja A e Futbollit të Turqisë u përball në transfertë me Kosovën në finalen e raundit play-off të eliminatoreve evropiane për Botërorin 2026.

“Kombëtarja A e Futbollit u ndesh në transfertë me Kosovën në finalen e play-off-it të eliminatoreve evropiane për Kupën e Botës 2026. Transmetimi live i kësaj ndeshjeje ishte i disponueshëm këtu. Mundëm Kosovën në vendin e saj”, shkruan CNN Türk në raportimin e saj, njofton Gazeta Minuti.

Ky duel i madh ka tërhequr vëmendje të madhe në mediat turke, duke u konsideruar si një përballje vendimtare në rrugëtimin drejt Botërorit, ndërsa kualifikimi i Turqisë ka qenë në fokusin kryesor të raportimeve.