Skandalozi Shkëlzen Gashi reagon përseri, ja çfarë thotë tash

Autori i librit “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, Shkëlzen Gashi ka reaguar edhe njëherë tjetër pas demantit nga Fondi për të Drejtën Humanitare i themeluar nga Natasha Kandiqi.

 

Gashi ka thënë se tekstin për prezantimin e masakrës në Burgun e Dubravës në Ekspozitën Masakrat në Kosovë 1998-1999 e ka përpiluar duke u bazuar në listën e të vrarëve të Fondit për të Drejtën Humanitare.

Në reagimin e tij, Gashi ka paraqitur edhe listën e Fondit Humanitar, për çka ka thënë se as ai në ekspozitën e tij nuk i ka paraqitur viktimat se kanë qenë duke luftuar.

“Askund nuk kemi thënë që Fondi për të Drejtën Humanitare ka thënë se në momentin e vrasjes, këta 48 persona kanë qenë duke luftuar. As ne nuk nuk po e themi që këta persona janë vrarë duke luftuar. Por, në listën e Fondit për të Drejtën Humanitare, këta persona figurojnë si të armatosur/ushtarë. Kaq”, thuhet në reagimin e tij.