Media e afërt me Trump me fjalë të mëdha për Kurtin

Kosova po dëshmon edhe një herë rolin e saj si aleate e besueshme ndërkombëtare, duke iu bashkuar një koalicioni prej 30 shtetesh për mbrojtjen e një prej rrugëve më jetike të tregtisë globale – Shtretit të Hormuzit. Kështu raporton Fox News, media amerikane e afërt me Donald Trump, e cila e ka përshëndetur këtë vendim strategjik të Qeverisë së Kosovës.

Ky angazhim i Kosovës vjen në një moment kritik për sigurinë globale, kur tensionet në Lindjen e Mesme janë në rritje. Megjithatë, vendimi i Prishtinës zyrtare shihet si një hap i vendosur në mbrojtje të stabilitetit ndërkombëtar dhe të ekonomisë botërore.

Sipas raportimeve, Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë angazhimin e forcave elitare, përfshirë Divizionin e 82-të Ajror, për të garantuar lirinë e lundrimit dhe sigurinë në këtë korridor strategjik. Në këtë kuadër, edhe vendet partnere – përfshirë Kosovën – do të kontribuojnë me forma të ndryshme mbështetjeje, duke forcuar bashkëpunimin dhe koordinimin ndërkombëtar.

Ndërkohë, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka theksuar rëndësinë e koordinimit dhe transparencës mes aleatëve, duke nënvizuar se vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë mund të ruhet stabiliteti.