Lajm i mirë lidhur me rritjen e shtesave për fëmijë – Ja kurr merren shtesat me rritje

Burime brenda Ministrisë së Financave i kanë bërë të ditur Gazetës Minuti se ekzekutimi i pagesave për fëmijë me rritje, sipas premtimit të dhënë nga institucionet, pritet të realizohet gjatë muajit të ardhshëm edhe për këtë muaj.

 

Sipas këtyre burimeve, 90-euroshi është premtim i Lëvizjes Vetëvendosje vetëm për një pjesë të fëmijëve nën 16 vjeç dhe jo për të gjithë. Bëhet fjalë vetëm për familjet me tre e më shumë fëmijë. Pjesa tjetër e fëmijëve, te familjet që kanë nga 1 ose 2 fëmijë, sipas premtimit, do të merrnin nga 60 euro në muaj, që i takojnë muajit mars nga rritja e paralajmëruar.

Në total, për muajin e ardhshëm, përfitimi për një fëmijë pritet të arrijë në 60 euro, për ata që janë nën 16 vjeç .

Pra, premtimi i Kurtit është për dyfishim të vlerës së shtesave. Pra, nga 30 në 60 euro për fëmijët e familjeve me 1 ose 2 fëmijë dhe nga 45 në 90 euro për secilin fëmijë të familjes me nga 3 ose më shumë fëmijë.

Po ashtu, burimet e njëjta bëjnë të ditur se ekziston mundësia që diferenca pre për muajin mars të transferohet edhe më herët, para ekzekutimit të plotë të pagesës së muajit prill.

Megjithatë, një konfirmim zyrtar nga Ministria e Financave ende nuk është bërë publik, ndërsa qytetarët mbeten në pritje të njoftimit përfundimtar lidhur me datën e saktë të ekzekutimit të këtyre pagesave.