Avokatja mbrojtëse Fehmije Gashi , për FrontOnline ka folur për fazën përfundimtare të procesit gjyqësor në Gjykata Speciale në Hagë, duke theksuar se nuk ka një afat të përcaktuar për shpalljen e vendimit përfundimtar.
Sipas saj, në përmbyllje të gjykimit, gjykata nuk cakton një datë konkrete se sa kohë do të zgjasë deri në marrjen e vendimit, pasi ky është një proces që mbetet tërësisht në kompetencën e trupit gjykues.
“Gjykata Speciale, në përbylljen e gjykimit, nuk cakton datë se sa do të zgjasë deri në marrjen e vendimit. Vendimin e merr gjykata”, ka deklaruar Gashi për FrontOnline.
Ajo ka shtuar se, megjithatë, mbrojtja mbetet optimiste për epilogun e këtij procesi të gjatë gjyqësor.
“Unë shpresoj për vendim lirues”, është shprehur avokatja Gashi, duke lënë të kuptohet pritshmërinë e saj për një përfundim pozitiv për të mbrojturit.