Një postim i shpërndarë në rrjetet sociale ka ngritur shqetësim për gjendjen e reperit të njohur Kleviol Ahmeti, i njohur për publikun si Cllevio, i cili ndodhet aktualisht në vuajtje të dënimit.
Në profilin e tij zyrtar në Instagram është publikuar një fotografi nga një ambient spitalor, ku shihet një person i shtrirë në sallën e ndërhyrjeve kirurgjikale. Postimi shoqërohet me mbishkrimin: “Presim Ganggon dali nga operacioni tragjik”, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një situatë serioze shëndetësore.
Përdorimi i vetës shumës në përshkrim sugjeron se llogaria e reperit po menaxhohet nga persona të afërt të tij. Gjithashtu, në postim është etiketuar Spitali Rajonal Memorial në Fier, çka përforcon dyshimet se ai është transferuar nga ambientet e burgut drejt këtij institucioni shëndetësor për trajtim të specializuar.
Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi arsyet e ndërhyrjes kirurgjikale apo gjendjen e tij aktuale, ndërsa ndjekësit po presin sqarime të mëtejshme në vijim.
Me poshte keni dhe fotot: