Kristi e zbulon për herë të parë të vërtetën, ja çfarë më detyroi të ikja nga muri, askush se beson që

Kristi Lamaj, një nga banorët më të spikatur të këtij edicioni të Big Brother, tregoi sonte në “Top Story” përjetimet pas largimit të tij nga gara.

Këngëtari u shpreh se e rëndësishme për të ishte të mbahej mend, dhe këtë, sipas tij, e ka arritur. Kristi tha se vendosi të largohej pas “luftës së brendshme deri ku mund të arrish”.

 

“Është një nga ato eksperiencat që shënjon në jetë. Ajo njohja më e mundimshme është të njohësh veten. Unë kam parë Big Brother dhe e njihja kapacitetin tim. Mendoja që mund ta bëja, e kisha ndjekur formatin. Aty brenda është një magji, e njeh veten në të gjitha dimensionet. E gjithë qenia njihet. Jemi të përbërë nga e mira dhe nga e keqja, ti kupton ku është limiti.

Unë vendosa të largohem për shkak të luftës së brendshme “deri ku do shkosh”. Aty është një reality show, e rëndësishme është të mbahesh mend. Unë mendoj që mbahem mend. Unë u ngjita te ai mur dhe nuk zbrita” – u shpreh Kristi