Presidenca: Gjykata Kushtetuese e konfirmoi që Vjosa Osmani s’ka bërë asnjë shkelje kushtetuese

Presidenca e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Vjosa Osmanit.

Sipas Presidencës, gjykata e konfirmoi që presidentja Osmani nuk ka bërë asnjë shkelje kushtetuese.