Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu, për FrontOnline ka deklaruar se subjekti i saj politik ende nuk e ka shqyrtuar vendimin e ri të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e kandidatit për president, pas vendimit të Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani e ku partisë fituese i ka dhënë afat 34 ditë për zgjedhjen e Presidenti.
Deliu ka bërë të ditur se brenda PDK nuk ka ende një qëndrim të konsoliduar për këtë çështje, duke theksuar se procesi është ende në fazat fillestare të diskutimit.
“Ende nuk e kemi trajtuar. Kryetari ka takim me kryetarët e degëve”, ka deklaruar ajo për FrontOnline.