Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, nga radhët e Partisë Guxo, e ka larguar fotografinë e Presidentes Vjosa Osmani nga zyra e tij.
Kjo vërehet në një video të publikuar nga vetë Gashani në Facebook, ku në ambientin e zyrës fotografia e Osmanit nuk shihet më në vendin ku ka qenë më herët.
Sipas Ligjit për Protokollin e shtetit, neni 20, paragrafi 3, fotografinë e Presidentes Osmani obligohen ta mbajnë në zyra të gjithë institucionet e Republikës së Kosovës.